Kryesore Pipero qetëson shqiptarët: Një rikthim i virusit, mund të jetë me pasoja...

Pipero qetëson shqiptarët: Një rikthim i virusit, mund të jetë me pasoja të lehta

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta.

“Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, gjasat janë të vogla që të pësojë, dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta. Mos harroni se së paku, që kjo epidemi na ka mësuar diçka, që distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë”, tha Pipero.

Pipero u shpreh më tej se ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës ul transmetueshmërinë e virusit.

“Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie. Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi në pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për t’u ekspozuar”, tha Pipero.