Sport Pique: Jemi deri në vdekje me Luis Enriquen

Pique: Jemi deri në vdekje me Luis Enriquen

Luis Enrique ndihmoi Barcelonën të dilte nga një situatë delikate kur morri drejtimin e skuadrës duke pasuar Gerardo Martinon në 2014, dhe pavarësisht zërave të ditëve të fundit se tanimë trajneri ka lojtarët kundër, Gerard Pique shprehet se Luis Enrique ka mbështetjen e plotë në dhomat e zhveshjes.

Trajneri i Barcelonës është vënë nën akuza pas disfatës tronditëse 4-0 të pësuar nga Paris Saint Germain.

Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme dhe gjatë fundjavës vetë Enrique u shpreh se ende nuk është i vendosur se çfarë do të bëjë pas këtij sezoni.

Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu insiston se ai dëshiron që Luis Enrique të qëndrojë në drejtim për sezonin e tij të katërt në Camp Nou, duke garantuar se drejtuesit e klubit nuk kanë një Plan B për të zëvendësuar trajnerin, me Pique që doli në mbrojtje të trajnerit për ti dhënë mbështetjen e plotë nga grupi i futbollistëve.

Kur erdhi ky trajner ne ishim në vështirësi absolute dhe me të arritëm triumfin e trefishtë në Kupë, Kampionat e Champions. Do të dojë që të gjithë të kthenin kokën pas dhe të shihnin gjithë punën që ka bërë trajneri këtu. Ne jemi me të deri në vdekje. Jemi të gjithë bashkë duke u përpjekur të kalojmë këtë rënie të formës”, tha Pique.

Pas disfatës në Paris Barcelona dhuroi një paraqitje aspak shpresëdhënëse ndaj Leganes të dielën, me një penallti të minutës së 90 të shndërruar në gol nga Lionel Messi që siguroi 3 pikët duke mbajtur skuadrën në garën për titullin në La Liga.

Pique e pranon se “Blaugranat, po vuajnë për të luajtur futbollin më të mirë për momentin, por është i sigurt se do ta kalojnë këtë situatë.

“Prej 1 muaji e gjysmë nuk po bëjmë lojën që na pëlqen, por është një situatë e kalueshme. Jemi ende në garë për 3 trofetë. Në Champions do të jetë shumë e vështirë për të kaluar, por kemi përjetuar edhe situata më të këqija. Do të luftojmë deri në fund”, tha mbrojtësi 30-vjeçar.