Sport Pirlo: Duhet më shumë dëshirë për t’i fituar ndeshjet, por nuk jam...

Pirlo: Duhet më shumë dëshirë për t’i fituar ndeshjet, por nuk jam i shqetësuar

Juventusi, pas barazimit kundër Benevento, kthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ku gjërat janë shumë më mirë sesa në Serie A. “Zonja e Vjetër” është matematikisht e kualifikuar në raundin tjetër, tani garon me Barcelonën për vendin e parë në grup.

Në prag të ndeshjes kundër Dinamo Kiev, Andrea Pirlo foli në konferencën e zakonshme për shtyp. E nisi nga barazimi me Benevento: “Na duhet më shumë përqendrim dhe dëshirë për t’i siguruar ndeshjet, edhe kur jemi përpara në rezultat. Ne biseduam për këtë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm. Nuk mendoj se kam thënë gjëra kaq të forta pas Benevento. Kemi nevojë për t’i menaxhuar më mirë momentet e ndeshjes”.

Sa i përket gjendjes së disa lojtarëve, Pirlo shtoi: “Nesër do të mendojmë për hedhjen e lojtarëve më të mirë në fushë, sepse të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Megjithatë, Cuadrado dhe Danilo mund të pushojnë, pasi kanë luajtur shumë. Unë jam i lumtur me Kulusevski, gjithmonë ka luajtur në të njëjtën pozitë deri më tani, po krijon profilin e duhur. Të thuash që Ramsey ishte një zbulim i shkëlqyeshëm për mua, nuk shkon. Ai mund të rritet ende. Për mua dhe për ekipin është shumë i rëndësishëm.

Dybala? “Unë i them çdo ditë se duhet të luajë në hapësira të caktuara për të qenë i lirë, për të gjetur shpirtin fitues. Herë pas here, natyra e tij e kthen pas. Kur vjen në gjysmën e fushës, ai duhet të luajë lehtë dhe më pas të jetë më i kthjellët pranë sulmit. Morata do të luajë nesër, ndërsa Paulo do të përgatitet për derbin kundër Torinos”.

Më në fund, mbi momentin e përgjithshëm të Juventusit të tij, Andrea Pirlo ruan qetësinë e zakonshme: “I shqetësuar? Absolutisht jo. Ndaj Beneventos ishte një lojë për t’u fituar. Nuk ishim të mirë në mbylljen e ndeshjes, pastaj kundërshtari u mbrojt fort. Por kjo mund të ndodhë, ne e analizuam lojën dhe do të përpiqemi të përmirësohemi. Duhet t’i përballojmë të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë, në Europë dhe Itali. Do të preferoja pak më shumë vazhdimësi, por është normale që na duhet disi më shumë kohë. Lojtarët e dinë se çfarë u duhet dhe duan të bëjnë”.