Sport Pirlo i ashpër me Juven: Luajti pa personalitet

Pirlo i ashpër me Juven: Luajti pa personalitet

Andrea Pirlo, komentatori i rrjetit “Sky Sport”, ka qenë shumë direkt dhe i ashpër me Juventusin pas paraqitjes së parë dje:

“Kisha pritshmëri shumë të mëdha, por në fund të kësaj ndeshjeje, ajo që më vjen të them është vetëm: nëse ke frikë të shkosh të luash në stadiumin e kundërshtarit tënd, atëherë në Champions është e pamundur që të tentosh fitoren e trofeut.

Juventusi u pa që në fillim që ishte i kontraktuar, nuk ishte përqendruar që të fitonte ndeshjen, por kërkonte të mos pësonte.

Pashë një skuadër pa personalitet, me pak dëshirë për të krijuar lojë apo për të shpikur dicka.

Dhe kur futesh me këtë mentalitet, në fund rrezikon që të bësh vetëm dëme, siç e pamë të gjithë.

Ndeshja e kthimit? Nuk kam asnjë koment për ndeshjen e kthimit. Pas kësaj që pashë nuk di çfarë të them”, tha ish-fantazisti i Juves.