Sport Pirlo: Juves i duhet ky lojtar që të fitojë Champions-in

Pirlo: Juves i duhet ky lojtar që të fitojë Champions-in

Titulli i Serie A është siguruar prej gati një muaji, por qëllimi i Juventusit mbetet Liga e Kampionëve, një trofe që bardhezinjtë nuk e kanë fituar në 23 vitet e fundit. Tani, për të dhënë “recetën” të suksesit edhe në këtë drejtim, ka menduar një ish-futbollist i madh, si Andrea Pirlo.

Duke folur në mikrofonat e “Sky Sport”, ai i ka dhënë një këshillë Juventusit për merkaton e ardhshme të transferimeve.

“Goditja e duhur? Unë mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si Isco. Bardhezinjtë janë në një nivel tjetër në Serie A, por i duhet të fitojë Ligën e Kampionëve. Allegri e ka në mendje ekipin e së ardhmes prej disa muajsh, sikurse ka thënë vetë. Mesfusha është reparti, që duhet përmirësuar. Ndoshta ka konstatuar më pak kualitet në mesfushë, pasi bleu Ronaldon, që nuk dinte si ta merrte topin”.

Isco, për më tepër, nuk është një emër i ri për Juventusin. Klubi torinez e ka ndjekur spanjollin prej një kohe të gjatë. Sezonin që po mbyllet për ish-lojtarin e Malaga ka qenë i errët, por me rikthimin e Zidane si trajner, gjërat duket se do të ndryshojnë për mirë. Trajneri francez ka besuar gjithmonë tek Isco, e shikon atë si pikë rerferimi te Real Madridi i sezonit të ardhshëm, ndaj nuk do të jetë e lehtë për ta transferuar në Torino.