Sport Pirlo kërkon Nestën te Juventusi

Pirlo kërkon Nestën te Juventusi

Pas Igor Tudor një tjetër emër i njohur po lakohet për t’iu bashkuar Andrea Pirlos në stolin e Juventusit. Emri më i bujshëm për të qenë krah Pirlos është ai i Alessandro Nesta.

Ish-mbrojtësi ishte në krye të Frosinone dhe shkoi deri në finalen e play-off për t’u ngjitur në Serie A, por u mposht nga Spezia. Më parë ai ka drejtuar Miami FC dhe Perugia në Serie B. Corriere dello Sport raporton se Nesta është një nga kandidatët për t’iu bashkuar Juventusin, në stafin e Pirlos.

Të dy së bashku kanë qenë pjesë e Milanit, si dhe e Italisë që fitoi Botërorin e vitit 2006 dhe që prej asaj periudhe kanë ruajtur një miqësi të jashtëzakonshme.