Sport Pirlo: Titulli brenda mundësive tona, duhet të luftojmë deri në fund

Pirlo: Titulli brenda mundësive tona, duhet të luftojmë deri në fund

Ndeshja në Verona shihet si ndjekje e fitores kundër Crotone dhe, mbi të gjitha, vrapim pas Interit dhe Milanit. Një ndeshje për t’u përballuar me mungesa të shumta, midis lëndimeve dhe pezullimeve.

“Do të jetë e vështirë, – tha Andrea Pirlo në konferencën për shtyp. – Verona luan futboll të mirë, pothuajse si Atalanta. Do të na nxjerrë problem gjatë 90 minutave, ne do të përpiqemi të mos habitemi nga fizikialiteti i tyre. Dragusin mund të jetë një opsion që në fillim. Në mesfushë, me Rabiot, ka shumë të rinj; plus Bentancur, Ramsey dhe McKennie”.

Pirlo u ndal edhe te situata e Morata dhe Dybala: “Ata janë ende me shqetësime. Alvaro duhet të pushojë deri të dielën, për Paulon do të vlerësojmë zgjidhjet më të mira. Duam ta rikthejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Kulusevski është mirë, luan shumë dhe ndoshta në një rol që nuk është i tij. Sidoqoftë, po bën mirë. Ne po i kërkojmë atij që të bëjë një lojë ndryshe nga karakteristikat që ka.

Një nga të paktët, gjithmonë mirë, është Bernardeschi. Ai mund të startojë nesër. Chiesa është përshtatur më mirë në të djathtë, por funksionon në të dyja anët. Gjithmonë varet nga kundërshtari dhe lloji i lojës që duam të aplikojmë. Tani, Juve-Napoli, që mund të planifikohet për më 17 mars, shton një sfidë tjetër, por ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

Diçka më konkrete mbi dëmtimin e Dybala: “Ai nuk rrezikon operacionin, bëri një konsultë dhe po vlerësojmë se si të procedojmë për ta kthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Ne menduam se do të rikuperohej më shpejt, por përkundrazi, kishte probleme që po e vonojnë kthimin e tij. Unë përpiqem të adaptoj lojtarët që kam në dispozicion dhe t’i bëj ata të performojnë në mënyrën më të mirë”.

Pirlo, kë zgjedh mes Champions-it dhe “Scudetto”? Trajneri bardhezi përgjigjet: “Në Ligën e Kampionëve loja është shumë më e shpejtë, ndeshjet janë krejtësisht të ndryshme. Ne e kemi provuar këtë në lëkurën tone si futbollistë, tashmë e dinim. Po punojmë shumë, sepse ritmi duhet të jetë i njëjtë në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Titulli në Serie A? Është qëllimi ynë, kemi për detyrë ta synojmë, sepse është brenda mundësive tona. Ne jemi Juve dhe duhet të luftojmë deri në fund”.