Kuriozitete Pishmani njeriut më të pasur në planet: Billi Gates zbulon ç’e mundon...

Pishmani njeriut më të pasur në planet: Billi Gates zbulon ç’e mundon nga e kaluara

Bill Gates sipas çdo standardi është biznesmen i suksesshëm që ka shprehur dëshirë të dalë në pension. Ai është një nga biznesmenët më me nam, i cili pavarësisht pasurisë, nuk i është ekspozuar ndonjëherë ndonjë skandali.

Por edhe ai nuk është se nuk ka pendesa për biznesin që e ngriti.

Për të mirë apo për të keq, Windows mundësoi pjesën më të madhe të revolucionit të kompjuterëve, veçanërisht gjatë ditëve të bumit nga interneti – në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Në një intervistë me Village Global, Gates zbuloi atë që ai e sheh si humbjen e tij më të madhe.

Sipas tij, gabimi më i madh ishte se nuk e pa kërcënimin që Android i prezantoi. Kështu, Microsoft do të zhvillonte diçka si Androidi, dhe do të dominonte telefonat ashtu siç kishte dominuar në sisteme operative të kompjuterëve.

“Në botën e softuerit, sidomos për platformat, këto janë tregje fitimprurëse. Pra, gabimi më i madh ndonjëherë është cilido keqmenaxhim që bëri që Microsoft të mos jetë ai që është sot Android-i”, pohoi Gates.

Natyrisht, Gates nuk është gabim. Microsoft e humbi revolucionin mobil. Sistemet operative të telefonit ishin me vite larg zhvillimit të duhur, e megjithatë, Microsoft vazhdon të jetë lider në tregun e teknologjisë kompjuterike më gamën e madhe të kompjuterëve të zyrës dhe atyre personal. Këta vështirë se mund të zëvendësohen totalisht me versionin e punës që ofrojnë sistemet Android, apo ato te ngjashme me Android.