Bota Plagosën djalin e prezantueses së famshme, jepet dënimi për shqiptarët

Plagosën djalin e prezantueses së famshme, jepet dënimi për shqiptarët

Gjykata jep dënimin për personat që goditën disa herë me thikë Niccolò Bettarini, djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura dhe futbollistit Stefano Bettarini. I riu u plagos përpara një diskoteke në Milano dhe në sulmin e përgjakshëm u përfshinë 4 persona, nw mesin e tw cilwve edhe dy shqiptarë, Albano Jakaj 24 vjeç dhe Andi Arapi 29 vjeç.

Dënimet u vendosën nga Guido Salvini, me një procedurë të shkurtuar. Prokurori Elio Ramondini kishte kërkuar 10 vjet burg, ku nëntë vjet ishin për ekzekutuesin. Gjykatësi Salvini dënoi me nëntë vjet burg për vrasje në tentativë 29-vjeçarin Davide Caddeo, ku sipas prokurorit Elio Ramondini, ai ishte personi që e qëlloi Bettarinin me thikë.

Dënime më të ulta janë dhënë për tre të pandehurit e tjerë, që kanë përfituar nga rrethanat e përgjithshme lehtësuese të dhëna nga gjyqtari. Albano Jakaj është dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, Alessandro Ferzoco 5 vjet e 6 muaj dhe 5 vjet për Andi Arapin.

Nga ana civile, Bettarini, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh.