Aktualitet Plagosja në Kavajë, Rama: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD

Plagosja në Kavajë, Rama: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Kavajë. Rama në një postim në mediat sociale, sociale shkruan se ngjarja nuk ka asnjë motiv politik dhe autori i ngjarjes nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste por është militant i PD.

Po ashtu kreu i qeverisë shton se PD nuk ka faj për ngjarjen, por është fajtore për politizimin skandaloz. Në fund Kryeministri i bën thirrje Bashës që të ndahet nga Meta dhe Berisha.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, është ky reagimi i Ramës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mbrëmje rreth orës 19:00. Sipas Policisë së Kavajë, Ndriçim Jonuzi, ka hyrë në ambientet e zyrës elektorale të PD dhe ka plagosur me armë në këmbë Bledar Jonuzin dhe më pas është larguar ku ende nuk është arrestuar. Po ashtu në kërkim janë shpallur dhe Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.