Aktualitet Plagosja në zyrën e PD, Meta drejt Kavajës: Qytetarët të mos provokohen

Plagosja në zyrën e PD, Meta drejt Kavajës: Qytetarët të mos provokohen

Për ngjarjen në Kavajë ku një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, në zyrën elektorale të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Përmes zëdhënësit të tij, kreu i shtetit shprehet se po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë dhe pas takimit që aktualisht po zhvillon me komunitete fetare në Elbasan do të niset drejt Kavajës.

 “Presidenti i Republikës, Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”, deklaroi zëdhënësi i Presidentit.