Kuriozitete “Planeti Venus është rus”, deklarata që shkaktoi polemika

“Planeti Venus është rus”, deklarata që shkaktoi polemika

Një javë më parë, bëri bujë në komunitetin shkencor studimi i astronomëve anglezë dhe amerikanë që deklaruan se në atmosferën e planetit Venus, disa kilometra nga sipërfaqja e saj, gjendej një element si fosfina e cila mund të prodhohet vetëm nga qenie të gjalla.

Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka komentuar gjetjen, duke pohuar se për studiuesit rusë, Venusi është planet “edhe më interesant se Marsi, për të kuptuar ndryshimet klimatike”. Por ai ka shtuar diçka që ka krijuar menjëherë polemika të panumërta. “Ne mendojmë se Venusi është planet rus, prandaj nuk duhet të mbetemi mbrapa në kërkimet”, deklaroi ai.

Vladimir Putin dhe Dmitry Rogozin dëgjojnë një nga drejtuesit e Roscosmos

Rogozin i referohet faktit që teknikisht, i vetmi shtet që ka dërguar një sondë në sipërfaqen e planetit ka qenë Bashkimi Sovjetik në 1970, me misionin Venera 7.

Sonda sovjetike u shkri pas pak sekondash për shkak të temperaturave të larta në sipërfaqen e planetit, por arriti të dërgojë disa informacioneve të vyera. Madje misioni i mëvonshëm, Venera 9, arriti të ”shkrepë” fotografinë e vetme të Venusit nga sipërfaqja e tij.

Fotografia e vetme nga sipërfaqja e planetit Venus, nga misioni rus Venera 9

Deklaratat e kreut e Roscosmos mund të acarojnë ende më shumë përballjen me vendet e NATO-s, që tashmë duhet të vigjilojnë shumë lart nga kokat e tyre, lëvizjet e “armikut” të përhershëm.