Sport Plani i Guardiolas për Cancelon. Ja pse Pep e donte me çdo...

Plani i Guardiolas për Cancelon. Ja pse Pep e donte me çdo kusht

Transferimi i Joao Cancelos nga Juventusi te Manchester City për shifrën 28 mln euro dhe kartonin e brazilianit Danilo ishte një “veto” e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, i cili prej kohësh kishte kërkuar portugezin, tek i cili kishte parë cilësi të jashtëzakonshme.

Si Massimiliano Allegri, ashtu edhe Maurizio Sarri, provuan të shihnin nëse Cancelo mund të korrigjonte ato dobësi në fazën mbuluese, pasi në Itali në krah nuk mjafton vetëm të jesh piston përpara, por të jesh i vëmendshëm edhe mbrapa. Por, asnjë nuk arriti dot në këtë mision.

Kështu, duke mos e konsideruar një armë të fortë ose në futbollist të kompletuar, u vendos edhe nga drejtuesit që investimi prej thuajse 40 mln eurosh verën e shkuar të rifutej në lojë dhe të mos kishte humbje, por vetëm përfitim.

E çuditshme se si pikërisht Cancelo, që te Interi zhvilloi gjashtë muaj të jashtëzakonshëm, i kërkuar nga Juventusi me ngulm, të sakrifikohej kaq lehtë. Guardiola, në anën tjetër, ka menduar edhe planin për ta bërë portugezin një futbollist me vlerë 80-90 mln euro.

Në fakt, në mendjen e Guardiolas, Cancelo nuk duhet të mësojë të mbrojë, por të jetë një yll në repartin e avancuar. Duke e spostuar 20 metra më përpara, Pep ka ndër mend ta fërgojë dhe ta kthejë në një minë me sahat. Krosimet e portugezit janë një teh brisku për kundërshtarët dhe të duhurat për sulmuesit.