Sport Plani i Juves për Rakitic për të penguar kalimin e Vidal tek...

Plani i Juves për Rakitic për të penguar kalimin e Vidal tek Inter

Ivan Rakitic apo Arturo Vidal? Mesfusha e Barcelonës është e tejmbushur dhe në organikën e trajnerit Ernesto Valverde dy yje janë të pakënaqur dhe njëri nga të dy mund të kërkojë largimin në janar. Interi i Antonio Contes ka vënë në shënjestër kilenin, por së fundmi, veç Milanit, interes konkret po shfaq edhe Juventusi për kroatin Rakitic, sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”.

Sipas të përditshmes, manovra e “Zonjës” është pikërisht për të penguar kalimin e Vidal te Interi, që do të fuqizonte zikaltërit. Nëse Juventusi siguron Rakitic (Emre Can ose Bentancur mund të jenë dy armë të forta që i interesojnë Barcelonës), atëherë Vidal qëndron në “Camp Nou”.