Bota Plani i Kinës me mesazhe motivuese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Plani i Kinës me mesazhe motivuese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Kina është duke menduar zgjidhje efikase për të ulur sa më shumë mundësinë e përhapjes së virusit vdekjeprurës, koronavirusi.

Numri i viktimave prej tij deri më tani raportohet të jetë 56, ndërsa mijëra të tjerë kanë rezultuar bartës të virusit.

Mbyllja e shkollave, kostumet mbrojtës, maskat, ndalimi i blerjes së kafshëve të egra, janë disa prej masave të marra nga qeveria si një rrugëdalje nga kjo krizë e rëndë shëndetësore.

Shteti madje ka filluar që të shpërndajë mesazhe motivuese përmes altoparlantëve në qytet ku ka shpërthyer epidemia.

Në Wuhan, vendi ku lindi virusi, një zë femre iu drejtohej qytetarëve: “Mos besoni në thashethemet. Mos përhapni thashethemet. Nëse nuk ndiheni mirë, shkoni në spital në kohë. Wuhan është një qytet që guxon të përballet me vështirësi dhe vazhdon t’i tejkalojë ato”.

Ndërkohë, një ndër festa kryesore të Kinës, festimi i Vitit të Ri, është anuluar.