Bota Plani i madh/ Vladimir Putin do të jetë i përjetshëm në pushtet

Plani i madh/ Vladimir Putin do të jetë i përjetshëm në pushtet

Vladimir Putin do të jetë tanimë i përjetshëm në pushtet. Ai bëri të qarta dy synimet e tij në fjalimin e tij vjetor të mërkurë: së pari, që Rusia me siguri do t’i thotë lamtumirën si president pas vitit 2024. Dhe së dyti, se ai do të rikthehet si kryeministër. Por nuk mbaron me kaq, pasi Putin do të rikthehet më pas sërish si…president.

Askush nuk priste me të vërtetë që Putini të tërhiqej në vitin 2024, por të paktë ishin ata që kishin parashikuar përmbysjen e sistemit politik të Rusisë.

Presidenti rus propozoi një reformë gjithëpërfshirëse kushtetuese që do t’i japë mundësinë për të mbajtur pushtetin pas vitit 2024, kur i mbaron mandati. Planet e tij çuan në dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Dmitri Medvedev, duke treguar se në Rusi po ndodh një rivendosje e plotë e sistemit të qeverisjes. Pasi t’i mbarojë mandati, Putin planifikon të rikthehet si kryeministër, ndërkohë që Medvedev do të drejtojë këshillin e sigurisë.

Shumica e propozimeve të Putin pritet të ndryshojnë plotësisht sistemin politik të Rusinë, kushtetuta aktuale e së cilës i jep fuq gati diktatoriale presidentit. Sipas planeve të tij, Rusia do të ketë një presidencë më pak të fuqishme dhe një kryeministër të gjithëpushtetshëm.

“Ai është themeluesi i këtij sistemi, kështu që sigurisht që dëshiron të mbajë kontrollin”, thotë analisti rus Alexey Makarkin.

Këto reforma ka të ngjarë të përfundojë me të si kryeministër ose si kreu i një Këshilli Shtetëror të gjithëpushtetshëm”, thotë ai, duke theksuar se planet e Putin janë të dobësojnë pushtetin e pasardhësit të tij të mundshëm si president.

Ky pasardhës nuk ka të ngjarë të jetë Mikhail Mishustin, zyrtari që Putini zgjodhi si kryeministrin e ri të Rusisë, i cili pritet të udhëheqë qeverinë ndërkohë që Putin bën realitet planet e tij.

Putin ka një arsye të fortë për ta planifikuar katër vite përpara këtë tranzicion. Protestat e vitit 2012, ende më të mëdhatë me të cilat është përballur Putin, u nxitën nga zgjedhjet parlamentare. Qytetarët u ngritën pasi Putini kishte njoftuar planet e tij për t’u rikthyer në presidencë, duke ngjallur shqetësimin midis kundërshtarëve se dekada e pushtetit të Putinit mund të zgjaste një “jetë të tërë”.

Por çfarë propozon ai?

Së pari, Putin sugjeroi që vetëm njerëzit që kanë jetuar në Rusi për më shumë se 25 vjet dhe që nuk kanë poseduar kurrë një pasaportë të huaj ose leje qëndrimi të përhershëm ne Perëndim duhet të lejohen të kandidojnë për president. Versioni aktual i kushtetutës thotë se një shtetësi e dytë në asnjë mënyrë nuk i kufizon të drejtat e një qytetari rus për të mbajtur poste politike?

Propozimet e Putinit do të përjashtonin një numër të madh të rusëve të pasur dhe të arsimuar. Sipas statistikave të meta zyrtare, 543,000 rusë kanë një shtetësi të dytë ose një leje qëndrimi të huaj.

Sipas udhëheqësit rus, nënpunësit publik si kryeministri, ministrat, guvernatorët dhe gjykatësit duhet të ndalohen nga mbajtja e shtetësisë së dyfishtë dhe lejet e qëndrimit në vende të tjera. Ai gjithashtu dëshiron që ligjet ruse të marrin përparësi ndaj konventave, traktateve dhe vendimeve gjyqësore ndërkombëtare.

Sot, kushtetuta shpall përparësinë e detyrimeve ndërkombëtare, duke përcaktuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe një sërë organizatat të tjera. Putini dëshiron ta bëjë të pamundur që asnjë aktor i jashtëm si gjykatat ndërkombëtare, emigrantët rusë, qeveritë e huaja, institucionet arsimore perëndimore të kenë ndonjë efekt në punën e brendshme të Rusisë.

Sot, i takon presidentit të zgjedhë Kryeministrin (dhoma e ulët e parlamentit vetëm “miraton” vendimin) dhe të emërojë anëtarët e kabinetit. Por Putin propozoi që miratimi i kryeministrit të bëhej nga Duma ruse ndërkohë që ministrat e kabinetit do të zgjidheshin nga Kryeministri dhe jo Presidenti. Kjo e fundit do të ishte e detyruar të pranojë vendimet e parlamentit.

Por planet e Putinit nuk mbarojnë me kaq. Pasi ai të rikthehet sërish si president pasi të mbyllë mandatin si kryeministër. Kushtetuta ruse nuk e lejon që një president të mbajë mandate, por Putin planifikon të shtojë në këtë nen fjalën “të njëpasnjëshme”. Kjo do t’i lejonte atij të rimerrte presidencën në zgjedhjet e vitit 2030, kur të mbushë 78 vjeç.