Sport Plani i Milan për të mbajtur portierin Donnarumma

Plani i Milan për të mbajtur portierin Donnarumma

Kritikat që kohët e fundit portieri Gianluigi Donnarumma ka marrë për paraqitjen e tij nuk kanë lëkundur aspak pozitat e palëve, me Juventus që kërkon të marrë 18-vjeçarin që në merkaton e verës dhe Milanin që synon me çdo kusht ta mbajë atë. K

ontrata e Donmnarumma me Milanin skadon në qershor të vitit 2018, por pengesa më e madhe për drejtuesit kuqezinj nuk është lojtari, por menaxheri i tij, Mimo Raiola.

Ky i fundit ka ndërmend të kërkojë 4,5 milionë euro kontratë për lojtarin, 1 milionë më shumë se futbollisti më i paguar aktualisht te kuqezinjtë, sulmuesi Carlos Bacca dhe 2 milionë më shumë se kapiteni Ricardo Montolivo.

Por, nga ana tjetër, objektivi i Milanit është që lojtarit t’i ofrojë një shumë prej 2,5 milionë eurosh dhe kësaj shifre t’i shtojë edhe bonuse të ndryshme, duke e çuar rrogën ne 3 milionë euro për sezon. Në këtë mënyrë, Bacca do të qëndronte lojtari më i paguar, por me këto kushte Raiola nuk është dakord dhe është gati të dëgjojë ofertën e Juventusit, që natyrisht do të jetë më e mirë.

Muajin e ardhshëm, sulmuesi do të mbushë 18 vjeç dhe do të mund të nënshkruajë një kontratë të mirë, por nuk duhen nënvlerësuar as oferta të tjera, që mund të prishin planet e kuqezinjve.

Manchester City dhe United si dhe Chelsea nga Anglia, por edhe Real Madrid nga Spanja kanë hedhur prej kohësh grepat.