Bota Plasin pakënaqësitë në koalicionin qeverisës në Serbi

Plasin pakënaqësitë në koalicionin qeverisës në Serbi

Vendimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të emëruar Ana Bërnabiçin si kryeministre të Serbisë ka zgjuar pakënaqësi të shumta tek njëri nga partnerët e koalicionit.

Pas deklaratës së kreut të ‘Serbisë së Baskuar, Dragan Markoviç se Bërbaniç nuk është ‘kryeministri i tij’, mbetet e paqartë nëse deputetët nga partia e tij do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re.

Mbetet e paqartë se cilat do të jenë pasojat nëse kjo parti qëndron në kundërshtimin e saj përballë pjesës së tjetër të koalicionit.

‘Serbia e Bashkuar’, e cila kishte lidhur koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste të Ivica Daçiçit, ka gjashtë ulëse në Kuvendin e Serbisë.