Extra Plazhet e Kubës, jo për vendas/Të paarritshme për vendasit,shkak transporti

Plazhet e Kubës, jo për vendas/Të paarritshme për vendasit,shkak transporti

Në përvëlimin e verës, kubanet i kthejnë sytë nga plazhet, përdorimi i të cilave është një e drejtë e tyre kushtetuese, por që kufizohet nga mungesa e transportit dhe presioni në rritje i turizmit.

Vizitorët  e huaj vërshojnë në zona të konsideruara “parajsa”, të Havanës si Varadero, plazhi i dytë me i bukur në bote sipas ‘TripAdvisor’, por kubanët vetë i gjen gjetkë, e jo duke shijuar rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta të tij. Ata i drejtohen plazheve si Guanabo, që nuk janë ndoshta aq të bukura, por ku qasjen e kanë më të lehte.

“Nuk është e njëjta gjë, por plazhi është gjithsesi, ka rërë, ka det…kur noton, nuk e sheh diferencën”, tha muzikanti Rey Gonzalez.

“Kam qenë një herë në Varadero, është shumë i bukur, ka një det të pastër e të qetë, uji është blu; rëra- një mrekulli. Por nuk shkoj dot më shpesh sepse është shumë larg”, tha Laura Yanis, student.

“Të gjithë kubanët do të donin të shkonin atje, po nuk kanë mundësi. Një herë që isha, u ktheva i shokuar”, u shpreh Lazaro Palomino.

Ashtu si çdo gjë tjetër në Kubën komuniste, edhe plazhet janë çështje politike. Ato konsiderohen pronë e përbashkët, në një kohë kur përpara revolucionit të drejtuar nga Fidel Castro në 1959, bregu ishte mbushur me plazhe private, të përdorura më së shumti nga të bardhët. Por duke qenë se janë konsideruar edhe si vende të lidhura me eksodin e paligjshëm, janë parë me dyshim e akoma edhe sot, kubanëve nuk iu lejohet të marrin varka.