Sport Plumbi në zarf, Conte si rasti Icardi, në mbikëqyrje të rreptë

Plumbi në zarf, Conte si rasti Icardi, në mbikëqyrje të rreptë

Plumbi i dërguar me zarf në selinë e Interit dhe që i ishte drejtuar Antonio Contes, ka lënë pa fjalë botën e futbollit. E ndërsa pritët që nga hetimet të zbulohet autori apo autorët, për sigurinë e trajnerit italian po zbatohet një program mbrojtjeje.

Mendohet se bëhet fjalë për një maniak, i cili nuk duhet nënvlerësuar. Conte do të ndiqet këmba këmbës nga forcat e sigurisë, në shtëpi, në punë apo kur del me miqtë apo familjen.

Praktikisht, nga Prefektura e Milanos është aplikuar ajo që përkufizohet mbikëqyrje e kontrolluar. Një formë kontrolli që konsiston në përfshirjen e emrit të Contes në listën e subjekteve që duhen ndjekur nga forcat e rendit. Në të tilla raste edhe vendet e tyre të punës kontrollohen në interval të caktuara kohore nga policia dhe karabinierët, për të verifikuar nëse ka rreziqe.

Pak a shumë është ajo që ka ndodhur një tjetër interisti të famshëm, ish-it Mauro Icardi, pas kërcënimeve që mori nëpërmjet banderolave që u shfaqën pranë banesës së tij.