Politika “Po jetoj pranverën time të dytë”! Berisha feston 75-vjetorin e lindjes

“Po jetoj pranverën time të dytë”! Berisha feston 75-vjetorin e lindjes

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e tij të lindjes.

Ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një foto krah bashkëshortes, Liries ku krahas të cilës shkruan mirënjohje ndaj të gjithëve personave që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur në politikë.

Postimi i Berishës:

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!

E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb