Aktualitet Po lëvizte me motor, aktori Gaz Paja përplaset me një automjet

Po lëvizte me motor, aktori Gaz Paja përplaset me një automjet

Aktori Gazmend Paja është plagosur pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme, në Tiranë.

Paja ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur me një automjet.

Në pamjet e publikuara ai shihet teksa ka rënë në tokë dhe është rrethuar nga kalimtarë të rastit.

Policia njofton se nga aksidenti i ndodhur në “Rrugën e Kavajës” dhe se aktori i humorit është dërguar në spital.