Aktualitet Po lëvizte në rrugë me kalë, përplaset për vdekje i moshuari

Po lëvizte në rrugë me kalë, përplaset për vdekje i moshuari

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht pasi një person ka humbur jetën pas një aksidenti.

Mësohet se një 27-vjeçar, i cili drejtonte një makinë “Volkswagen” ka përplasur 70-vjeçarin H.R., që po lëvizte në rrugë me kalë. Për pasojë i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se shoferi 27-vjeçar është dërguar në spital për kontroll mjekësor, ndërsa më pas ndaj tij do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.