Kryesore Po ndodh tani pranë godinës së teatrit/ Basha: Jemi me aktorët!

Po ndodh tani pranë godinës së teatrit/ Basha: Jemi me aktorët!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxituar menjëherë që të shkojë tek Teatri Kombëtar, në mbështetje të aktorëve.

Gjatë fjalës së tij, shefi i selisë blu tha se shembja e Teatrit është një projekt kriminal dhe shërben për të pastruar paratë e drogës.

“Është një projekt grabitje, një projekt kriminal. Qëllimi është grabitja e kësaj toke dhe për të pastruar paratë e drogës, me një arkitekt të dënuar në Itali. Është për t’i rrëmbyer kryeqytetit, Teatrin Kombëtar dhe për të pasuruar Edi Ramën dhe për të pastruar paratë e drogës. Teatrin e kanë mbrojtur aktorët. Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale. Kjo që po ndodh sot me Teatrin, nesër do ndodhë tek shtëpia e shqiptarëve”, tha Basha.