Aktualitet Po punonte tokën, gjen predhën e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore

Po punonte tokën, gjen predhën e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore

Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën.

Predha është e rrezikshme, pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë, as policia dhe as xhenierët nuk kanë shkuar ende në zonë.