Sport Po shkëlqen tek Atalanta, vlera e Gjimshitit është rritur çmendurisht

Po shkëlqen tek Atalanta, vlera e Gjimshitit është rritur çmendurisht

Atalanta është duke bërë një sezon fantastik dhe padyshim që mund të quhet surpriza pozitive në Seria A.

Deri tashmë skuadra e Gasperinit ka kapur finalen e Kupës së Italisë dhe është në garë të zërë vendin e katërt në kampionat, që të çon automatikisht në grupet e Ligës së Kampionëve.

Një ndër lojtarët më të mirë dhe më të dalluar të skuadrës bergamaske është Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

“Sky Sport”, ka bërë një analizë të rritje së vlerës së lojtarëve ne treg dhe ndër ta ishte Gjimshiti. Nga zero euro që mbërriti në Bergamo në janar të 2016-ës,  tashmë vlera e shqiptarit është 20 milionë euro.

“U rrit mes hierarkisë së mbrojtësve dhe bind çdo ndeshje e më shumë. 26-vjeçari arriti me zero euro në janar të 2016-ës, por nëse doni ta blini duhet të paguani 20 milionë euro. Kujtojmë që Gjimshiti në janar për pak sa nuk kaloi te Beshiktashi për 500 mijë euro”, shkruhet për shqiptarin.