Bota Po trajtohej për COVID, arrestohet bosi i Ndrangheta-s pas 14 vitesh në...

Po trajtohej për COVID, arrestohet bosi i Ndrangheta-s pas 14 vitesh në arrati

Kreu i mafies famëkeqe kalabreze, Francesco Pelle, 43 vjeç, u arrestua dje në Lisbonë pas një kërkimi policor 14-vjeçar.

Policia arrestoi Pelle në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19.

ANSA-s thotë se Pele, kreu i kalabrezes së fuqishme Ndrangheta që kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i ishte fshehur policisë që nga viti 2007.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për urdhërimin e masakrës në prag të Krishtlindjes 2006, në të cilën u vra gruaja e bosit rival të mafias Giovanni Luca Nirta.

Kështu Pele filloi një cikël hakmarrjeje gjaku, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburgut në gusht 2007, kur gjashtë vetë u vranë, raportojnë mediat italiane.

Për shkak të dëmtimeve të marra në një atentat në 2006, Pele mbeti “i bllokuar” në një karrige me rrota dhe u zhduk në 2007, ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij të përjetshëm.