Bota “Po, zotëri, unë besoj, babagjyshi ekziston!”

“Po, zotëri, unë besoj, babagjyshi ekziston!”

Një vajzë 7-vjeçare, e cila u pyet nga presidenti amerikan, Donald Trump nëse ajo ende besonte te babagjyshi i Vitit të Ri, i tha atij ”po”, edhe pse pranoi se kurrë nuk e kishte dëgjuar fjalën “e parëndësishme”.

Vogëlushja Collman Lloyd nga Leksingtoni, Karolina e Jugut, telefonoi Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut (NORAD) në prag të Krishtlindjes, kur një shkencëtar e pyeti nëse donte të fliste me presidentin Trump.

Pas një pritjeje të shkurtër, ajo papritmas ishte në linjë me presidentin Trump.

“A besoni akoma te babagjyshi, sepse kur je shtatë vjeç kjo është e parëndësishme, apo jo?”, e pyeti Trump.

“Po, zotëri, unë besoj”, tha Lloyd.

Sipas një tradite prej dekadash, NORAD ndjek lëvizjet e babagjyshit në prag të Krishtlindjeve dhe Shtëpia e Bardhë merr pjesë në telefonatat e fëmijëve që pyesin se ku ndodhet babagjyshi.