Sport “Pochettino mund të sjellë Messi-n te PSG”

“Pochettino mund të sjellë Messi-n te PSG”

Në Francë e shohin të sigurt nënshkrimin e Mauricio Pochettino te PSG, si zëvendësues të Tuchel, të shkarkuar vetëm një ditë më parë.

Madje, mediat franceze shkojnë edhe më tej duke shkruar se trajneri argjentinas mund të bind edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi, të transferohet në Francë.

“Le Parisien” shkruan se tashmë nuk është më sekret se PSG tentoi të merrte në verë Messin, por klauzola, e cila mund të krijonte probleme ligjore, e ndalën këtë transferim të ndodhte.

Media franceze shkon edhe më tej, duke zbuluar se para se Koeman të emërohej në krye të Barcelonës, Messi kishte vendosur Pochettino-n në krye të listës së trajnerëve të mundshëm. Tashmë ata mund të bashkohen në verë te PSG.