Sport Pogba bën Juventusin të ëndërrojë me një foto nga Japonia

Pogba bën Juventusin të ëndërrojë me një foto nga Japonia

Paul Pogba ndodhet në Japoni, atje ku po zhvillon një tur me sponsorin e tij, “Adidas”, teksa të gjithë mediet gëlojnë në lajme rreth të ardhmes së tij.

Pak ditë më parë mesfushori francez tha se po shikon për një sfidë të re në karrierën e tij.

Prej kohësh Zinedine Zidane e ka kërkuar tek Real Madrid, por afrimi i Sarrit tek Juventus ka bërë që klubi italian ta kthejë në prioritet 26-vjeçarin, për ta rikthyer në Torino me fanellën bardhezi.

Drejtori sportiv, Fabio Paratici është takuar me drejtuesit e United kur ishte në Londër për të mbyllur nënshkrimin me Sarrin dhe Pogba është prioriteti i tyre i madh në këtë merkato.

Për të ndezur më shumë këto zëra ka menduar vetë francezi, i cili ka publikuar një “story” në Instagram, teksa një tifoz japonez mban në duar dy fanella me emrin e tij: Njëra është ajo me numrin 6 tek Manchester United dhe tjera me numrin 10, që dikur mbante veshur tek Juventus.

Kaq ka mjaftuar dhe tifozët e Juventusit kanë filluar ta marrin si sinjal se Pogba dëshiron të kthehet tek “Zonja e Vjetër”.