Sport Pogba, frikë nga tifozët United, blen një qen të trajnuar për 15.000...

Pogba, frikë nga tifozët United, blen një qen të trajnuar për 15.000 stërlina

Paul Pogba ka blerë një roje besnike, pasi u vu në shënjestër të tifozëve të Manchester United. Sipas “The Sun”, mesfushori i “Djajve të Kuq” ka blerë një qen të trajnuar për 15.000 stërlina nga kompania e specializuar “Chaperone K9”, e cila i ka “ndihmuar” tashmë me këtë shërbim edhe shokët e skuadrës së yllit francez, Marcus Rashford e Phil Jones.

Kampion i botës ka vendosur të rrisë masat e sigurisë pas grafitit “Pogba Out”, që e “skalitën” tifozët jashtë qendrës sportive të Manchester United. Pogba nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie idilike me tifozët e “Djajve të Kuq”, që kur u kthye në Manchester nga Juventusi për 90 milionë stërlina, verën e vitit 2016.