Sport Pogba preferon Juven para Realit, por ekziston një problem

Pogba preferon Juven para Realit, por ekziston një problem

Paul Pogba ka dalë hapur që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Gianluca Di Marzio i Sky Sport raporton se mesfushori francez tashmë e ka vendosur: preferon Juventusin, para Real Madridit.

Kampioni i botës e njeh mirë ambientin në Torino dhe kërkon të tentojë triumfin në Champions me bardhezinjtë, ku do të ishte një lider.

Drejtuesit e Juves kanë biseduar me Mino Raiolan dhe po kërkohet një marrëveshje, por nuk do të jetë e lehtë.

Pogba merr 15 milionë euro neto në sezon në Angli dhe kjo është pengesë e frikshme, por gjithashtu Manchester United kërkon të paktën 150 milionë euro për yllin e vet. Në këtë mënyrë, Juve do duhej të shpenzonte një shifër stratosferike dhe pastaj do duhej të shiste 2-3 lojtarë për të rikuperuar paratë.