Sport Pogba refuzon rinovimin, Raiola telefonon Real Madridin

Pogba refuzon rinovimin, Raiola telefonon Real Madridin

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mesfushori kampion bote Paul Pogba ka refuzuar dy herë të rinovojë kontratën me skuadrën e Manchester United. Pavarësisht momentit të mirë që lojtari po kalon me “djajtë” pas ndryshimit të trajnerit, 26-vjeçari kërkon të ndryshojë skuadër. Dhe dëshira e tij, ashtu sikurse e ka shprehur vetë, është të luajë në La Liga me Real Madrid.

Skuadra “merengues”, nga ana e saj, ka nisur të shtyjë lojtarin të nisë bisedimet, çka u konfirmua edhe nga trajneri Zinedine Zidane. Ky i fundit ka deklaruar se për Pogba dyert e Real Madrid janë të hapura.

Mësohet se Mino Raiola, menaxheri i futbollistit kampion bote, ka zhvilluar dy biseda telefonike me drejtuesit e skyadrës madrilène. Duket se palët kanë nisur të hedhin hapat e para për të realizuar këtë transferim të bujshëm, që do të kalojë shifrën e 120 milionë eurove.