Sport Pogba te Juve, Van De Beek te Reali, ja si mund të...

Pogba te Juve, Van De Beek te Reali, ja si mund të rihapet skenari

Për momentin, prioritetet e Juventusit janë padyshim Romelu Lukaku dhe Danilo (të dy të përfshirë në dy shkëmbime, me Dybala dhe Cancelo si protagonistë). Por, “Zonja e Vjetër” do të mbetet në gatishmëri, nëse një derë e vogël për të marrë Paul Pogba hapet përsëri.

Sipas “Tuttosport”, kjo derë mund të rihapet, edhe pse nuk mund të thuhet në mënyrë të menjëhershme. Paul Pogba do të dëshironte të largohej nga Manchester United, por merkatoja në Premier League mbyllet më 8 gusht. Pra, ka pak kohë në dispozicion.

Në gjurmët e tij, me vendosmërinë më të fortë, ka qenë gjithmonë Real Madridi. Merengues-it tani do të blejnë një lojtar tjetër, që luan në rolin e Paul Pogba: Donny Van De Beek. Bisedimet me Ajax duket se janë duke u zhvilluar dhe janë shumë afër përmbylljes me sukses, me konfirmimin që vjen direkt nga Ten Hag, trajneri i Ajax.

Në qoftë se Florentino Perez dështon në misionin e jashtëzakonshëm të blerjes së Van De Beek dhe Pogba, lojtari francez mund të kthehet përsëri në vlerësimin e alternativave të tjera. Një situatë që Juventusi po e ndjek përsëri me vëmendje.

E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United mund të trajtohet menjëherë, por, në të njëjtën kohë, edhe më vonë në kohë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se kontrata me “Djajtë e Kuq” skadon më 2021.