Sport Poker i Lazios, Roma i falet Dzekos

Poker i Lazios, Roma i falet Dzekos

Lazio është rikthyer te fitorja në kampionat.

Kryeqytetasit kanë “shkatërruar” me rezultatin e thellë, 4-0 Genoan, duke u ngjitur përkohësisht në klasifikim. Të kaltërit e nisën festivalin e golave në minutën e 7-të, me Sergei Milinkovic-Savic që zhbllokoi shifrat.

Para mbylljes së pjesës së parë, Radu thelloi shifrat, teksa në fraksionin e dytë kishte kohë edhe për rrjetat e dyshes sulmuese, Caicedo e Immobile.

Fitore minimale regjistroi Roma në transfertën e Lecce, me shifrat 1-0. Edin Dzeko shënoi në minutën e 56-të golin me vlerën e 3 pikëve.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Udinese, 1-0 ndaj Bologna. Goli i Okaka e ngjit Udinese në vendin e 10-të me 7 pikë. Ndërkaq, Lazio ngjitet në vendin e 6-të me 10 pikë, një pozicion më poshtë nga Roma, e cila numëron një pikë më shumë.