Histori Polemika me flokët e futbollistëve finlandezë në doganën shqiptare në 1973

Polemika me flokët e futbollistëve finlandezë në doganën shqiptare në 1973

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Combat” ka botuar, të mërkurën e 10 tetorit 1973, në faqen n°15, një shkrim në lidhje polemikën e krijuar asokohe në doganën shqiptare ndaj futbollistëve të kombëtares finlandeze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 “Futboll

Doganierët shqiptarë kanë protestuar në Federatën Finlandeze të Futbollit për gjatësinë e flokëve të anëtarëve (lojtarëve) të skuadrës finlandeze që do të përballen me shqiptarët sot në Tiranë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës FIFA.

Megjithatë mësuam nga një burim i informuar në Helsinki, se finlandezët u lejuan të shkelnin në tokën shqiptare kur mbërritën të hënën në Tiranë.

Sqarojnë se në një shkresë drejtuar zotit Osno Karttunen, Presidentit të Federatës Finlandeze të Futbollit, kreu i doganave shqiptare nënvizonte: “Të rinjtë tuaj janë të pahijshëm”.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Helsinki vitin e kaluar, Finlanda mundi Shqipërinë 1-0.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania