Aktualitet ‘Policët’ bëjnë kërdinë në Durrës duke vjedhur qytetarët, arrestohen

‘Policët’ bëjnë kërdinë në Durrës duke vjedhur qytetarët, arrestohen

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë kryer një ser vjedhjes në zonën e Malit të Robit duke grabitur qytetarët.

Sipas të dhënave, viktimat e fundit të tyre kanë qënë dy adoleshentë, që iu është dashur t’u dorëzojnë çantat e dorës dhe celularët.

Dy të arrestuarit, visheshin si policë dhe më pas grabisnin qytetarët.

Pas operacionit të policisë, në pranga kanë rënë Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, dënuar më parë për vjedhje, banues në Kavajë dhe Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal.”-thekson policia.