Kryesore Policia, kontrolle në banesat e të prekurve me koronavirus: Ju kemi identifikuar

Policia, kontrolle në banesat e të prekurve me koronavirus: Ju kemi identifikuar

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë infektuar me koronavirus, të mos dalin nga shtëpia, pasi listat e përditësuara zotërohen nga autoritetet, që më pas bëjnë edhe kontrollet.

Nëpërmjet një videoje nga Korça ku shihet se policia ka shkuar të kontrollojë familjet që janë në karantinë, nëse ndodhen apo jo në shtëpi, i bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë karantinimin për të frenuar përhapjen e virusit.

“Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet ndër të tjera.