Kryesore Policia kontrolle të rrepta para protestës së opozitës, në “filter” edhe mediat

Policia kontrolle të rrepta para protestës së opozitës, në “filter” edhe mediat

Kontrolle të rrepta ka zhvilluar policia rrugore në Tiranë ndaj të gjitha automjeteve që kalojnë në perimetrin ku në 19:00 mbahet protesta e opozitës.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë kontrolluar nga efektivët e policisë rrugore, edhe automjetet e mediave.

Këto janë kontrolleve të rrepta pas sinjaleve për skenare dhune edhe në protestën e tetë kombëtare të opozitës joparlamentare kundër qeverisë.