Aktualitet Policia mësyn në Elbasan, 6 të arrestuar me bomba, mina dhe armë

Policia mësyn në Elbasan, 6 të arrestuar me bomba, mina dhe armë

Policia e Elbasanit raportohet se ka zhvilluar një operacion masiv mbrëmjen e së mërkurës për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni ka çuar në pranga 6 persona të këtij grupi.

Mësohet se policia ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi një operacion të tillë.

Aksioni është drejtuar nga Altin Qato.

Personat që janë arrestuar janë nga Pogradeci dhe Gramshi.