Kuriozitete Policia në Tajlandë shet në ankand makinën plot drogë

Policia në Tajlandë shet në ankand makinën plot drogë

Policia në Tajlandë kërkoi falje pasi shiti aksidentalisht në ankand një makinë që përmbante dhjetëra mijëra tableta amfetamine.

Blerësi pagoi 19,000 dollarë për një Honda CR-V, e cila u dha në ankand këtë muaj pasi u kap në një hetimi gjatë vitit të kaluar lidhur me drogën.

Dhe kur klienti dërgoi makinën për shërbim, një mekanik zbuloi një 94,000 tableta të fshehura mirë në parakolp.

Zyrtarët thanë se do të duhet të kontrollojnë automjetet shumë më me kujdes në të ardhmen.

“Sipas protokollit, ne kontrollojmë çdo automjet që sekuestrojmë, kështu që ky rast nuk ishte përjashtim. Ne nuk gjetëm asgjë atëherë, ndoshta sepse pilulat ishin fshehur shumë mirë”, tha Niyom Termsrisuk, sekretari i përgjithshëm i Zyrës për Kontrollin e Narkotikëve.