Histori Pompei vazhdon të mahnisë, zbulohet një karrocë që nuk është parë kurrë...

Pompei vazhdon të mahnisë, zbulohet një karrocë që nuk është parë kurrë më parë

US

Gërmimet në Pompei vijojnë të na surprizojnë. Së fundmi është zbuluar gjatë gërmimeve në vilën e Civita Giuliana një karrocë e jashtëzakonshme paradash prej kallaji dhe bronzi, që dyshohet se ka qenë e destinuar për kultin e Ceres dhe Venusit, por ka shumë të ngjarë që për ceremoni martesore aristokrate.

Karroca bie në sy për përsosjen e zbukurimeve në kallaj dhe bronz me temë erotike, elegante dhe e mahnitshme, ku janë ende gjurmët e jastëkëve dhe litarëve.

“Pompei vazhdon të mahnisë me zbulimet dhe kështu do të jetë për shumë vite dhe me njëzet hektarë që janë për t’u gërmuar. Por mbi të gjitha, kjo tregon se është e mundur të përmirësohemi, të tërheqim turistë nga e gjithë bota dhe, në të njëjtën kohë, të bëjmë kërkime, trajnime dhe studime”- u shpreh ministri i Kulturës Dario Franceschini.

Një karrocë e tillë nuk është parë kurrë më parë në Itali. Krahasimi mund të bëhet vetëm me një seri qerresh të gjetura pesëmbëdhjetë vjet më parë në një varr në Greqinë veriore në kufirin me Bullgarinë, thonë studiuesit.

US
US
US
US
US
US
US
US
US
US