Bota Pompeo: SHBA-ja e gatshme për bisedime me Iranin pa kushte paraprake

Pompeo: SHBA-ja e gatshme për bisedime me Iranin pa kushte paraprake

SHBA-ja është e gatshme për të nisur bisedimet me Iranin pa kushte paraprake, deklaroi sot në Zvicër shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

”Ne jemi të gatshëm për t’u ulur në një tryezë me ta, pasi përpjekja amerikane synon ndërprerjen e plotë të aktiviteteve të dëmshme të Republikës islamike dhe forca e saj revolucionare do të vijojë”, shtoi ai, duke lënë të kuptohej se Uashingtoni nuk do të zbuste tonet e fushatës ”të presionit maksimal” ndaj Teheranit.

Kjo është hera e parë që administrata e Donald Trump, e cila u tërhoq rreth një vit më parë nga marrëveshja ndërkombëtare për bërthamoren iraniane dhe që nga ajo periudhë i ka rritur sanksionet ekonomike dhe presionin diplomatik dhe ushtarak. Ajo pohoi qartësisht se është e gatshme për të nisur dialogun pa kushte paraprake.

Mike Pompeo vendosi një vit më parë dymbëdhjetë kushte të vështira për të arritur një marrëveshje të re, kryesisht në aspektin e kufizimeve në programin bërthamor iranian dhe frenim të aktiviteteve rajonale të regjimit të Teheranit. Ai mbrojti idenë që Republika Islamike të sillet paraprakisht si një shtet normal.