Kryesore Porosia e Bashës për ish-deputetët: Dilni në terren, ka zgjedhje të parakohshme

Porosia e Bashës për ish-deputetët: Dilni në terren, ka zgjedhje të parakohshme

Nuk jemi në fushatë elektrorale dhe as në periudhë zgjedhore, por Partia Demokratike ka nisur përgatitjet sikur zgjedhjet të ishin nesër.

“Puna po kalon në terren. Po verifikohet çdo votues, po plotësohen shtabet elektorale, po shtohen me figura me intelektuale te njohur te zonës dhe me kontribues të vjetër të PD-së”, shprehet Jorida Tabaku.

Demokratët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, lokale dhe të përgjithshme në një ditë, ndaj masat po merren që zgjidhja e krizës kurdo që të vijë, t’i gjejë strukturat gati.

“Nuk do jetë e largët dita kur do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne për atë ditë jemi duke u përgatitur. Arroganca në nivelet maksimale, vjedhjet kolosale dhe tenderat korruptive vetëm një qeveri në ikje sillet si kjo”, deklaron Tabaku.

Angazhimi i demokratëve u përkthye në publik në sinjal që palët po shkojnë drejt zgjidhjes, por Jorida Tabaku mohon zëra të tillë.

“Zoti Basha nuk ka dhënë sinjal për asnjë marrëveshje ka bërë oferta qe qeveria duhet te ktheje pergjigje. Në asnjë moment nuk ka kërkuar PD marrëveshje, kemi kërkuar mocionin e Bundestagut si dhe që kërkesa e partnerëve që të kthehet në plan veprimi që shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre pa influencën e krimit dhe paratë e pista të drogës”, sqaron ajo.

Lulzim Basha ka porositur strukturat të zbresin në terren për përgatitjen e partisë për një proces të parakohshëm zgjedhor.