Aktualitet Portieri i Partizanit hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë

Portieri i Partizanit hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë

Ngjarje e rëndë tek Partizani. Portieri i të kuqve, Aldo Teqja, raportohet se është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Siç njofton edhe Policia në një njoftim të saj, në rrugën “Medar Shtylla”, 24-vjeçari Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.