Sport Portugalia siguron kualifikimin në Euro 2020, lajme të këqija për Serbinë

Portugalia siguron kualifikimin në Euro 2020, lajme të këqija për Serbinë

Portugalia ka siguruar një vend në fazën finale të Euro 2020 pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Luksemburgut. Një gol i Fernandes (39′) dhe goli i radhës i realizuar nga Cristiano Ronaldo (86′), i 99-ti me kombëtaren.

Me këtë fitore luzitanët ia dolën të kualifikohen, duke lënë në shtëpi Serbinë.

Pikërisht këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Ukrainën. Tadiç në minutën e 9’ dhe Mitroviç në minutën e 56’, ishin autorët e golave për serbët. Ndërsa për Ukrainën shënuan Jaremshuk në minutën e 33’, dhe Besiedin në minutën e 93’.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Ukraina kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë dhe Portugalia e dyta me 17 pikë, ndërsa Serbia e mbyll në vendin e 3-të me 14 pikë.

Serbët do të kërkojnë të presin një biletë për në Europian në fazën playoff, ku janë kualifikuar si fitues të Grupit C4 të Nations League.