Aktualitet Pozitiv me Covid-19 një punonjës në spitalin e Rrëshenit, karantinohen personat që...

Pozitiv me Covid-19 një punonjës në spitalin e Rrëshenit, karantinohen personat që kanë pasur kontakt

Qarku të Lezhës i janë shtuar edhe dy raste të reja me Covid-19, duke e çuar 6 numrin në total të të infektuarve.

Krahas Lezhës me një rast të ri, gjatë 24 orëve të fundit hartës i është shtuar dhe Mirdita ku pas testimit një person ka rezultuar i prekur nga kjo sëmundje.

Ora News shkruan se bëhet fjalë për një punonjës në spitalin e Rrëshenit i cili është prekur nga Covid-19, ndërsa dyshimet janë se ai është infektuar pikërisht gjatë punës.

Menjëherë janë marrë masa për karantimin e personave që kanë pasur kontakt me të infektuarin mes të cilëve dhe nga personeli i spitalit, ndërsa fatmirësisht deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Ndërsa në Lezhë ka rezultuar pozitive mbesa e një të moshuare e cila u diagnostikua të mërkurën me Covid-19.

Sipas burimeve gjendje e pacientëve të infektuar paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.