Extra Prada po sheh modën e dorës së dytë si mundësi

Prada po sheh modën e dorës së dytë si mundësi

“Prada po sheh mundësi në lulëzimin e sektorit të modës së dorës së dytë, të cilin mund ta zhvillojë si brenda markës ashtu edhe përmes partneriteteve”, tha për Reuters shefi i marketingut dhe trashëgimtari Lorenzo Bertelli.

Tregu për çantat dhe rrobat e dorës së dytë është rritur gjatë tre viteve të fundit, i nxitur nga blerës më të rinj dhe më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit.

Disa kompani rivale luksoze po eksplorojnë tashmë këtë sektor. Në fillim të këtij viti, konglomerati francez Kering (PRTP.PA) mori 5% të aksioneve në Vestiaire Collective, një platformë lider për rrobat dhe çantat e përdorura. Gucci, gjithashtu u bë partner me platformën e rishitjes në Amerikë, The RealReal vitin e kaluar.

Lorenzo Bertelli

“Sektori i dorës së dytë është një strategji që ne e kemi hetuar për më shumë se një vit”, tha Bertelli.

Ai tha se nuk mund të tregojë më shumë por po e shohin si mundësi që mund të vijë në partneritet me ndonjë lojtar ose diçka që lidhet me modernen sot.

Trashëgimtari i perandorisë së Prada nuk duket i shqetësuar nga sfidat e ardhshme të sektorit të luksit që po ndryshon.

Për këtë, ai falënderon përvojën e tij si shofer rally.

“Rally dhe sporti në përgjithësi më mësuan shumë. Rally më mësoi se nuk duhet të dorëzohem kurrë dhe se duhet të mësoj gjithmonë diçka”.