Aktualitet Pranvera vjen me teka! Moti rezervon surpriza pas fundjavës

Pranvera vjen me teka! Moti rezervon surpriza pas fundjavës

Nëse menduan se erdhi pranvera, mos u nxitoni sepse parashikimi për javën e ardhme nuk është aspak optimist.

Sipas Meteoalb, pas fundjavës vendi do të shoqërohet me rënie temperaturash e madje dëborë në zonat malore.

Parashikimi:

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.

Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.