Kryesore Prapaskenat e shkarkimit: Duka e Panucci takim kokë më kokë deri në...

Prapaskenat e shkarkimit: Duka e Panucci takim kokë më kokë deri në 3 të mëngjesit

Zbulohen detaje të reja nga momentet shkarkimit të trajnerit të kombëtares Christiano Panucci.

Mediat sportive informojnë se kreu i FSHF-së, Armando Duka ka pasur një takim të gjatë kokë më kokë me Panuccin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë.

“Mësohet se takimi ka zgjatur deri në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo që dihet është se Panucci ka prerë biletën për t’u kthyer në Itali ndërsa mbeten pikëpyetje lidhur me kontratën financiare mes FSHF-së dhe Panuccit. Nëse kjo ndërprerje është bërë me konsensus apo  Federata do të paguajë Panuccin deri në fund”, informojnë gazetarët

Sot paradite FSHF zyrtarizoi largimin e Panuccit.

Panuçi largohet me një akuzë të rëndë: Jeni të mësuar me cirk!

Pas shkarkimit Panuçi nuk pranon të flasë, do të duhen disa ditë qetësi dhe ndoshta ish-trajneri ynë do të zbrazë dufin në mediat italiane, por ndërkohë menjëherë pas ndeshjes në konferencë për shtyp italiani lëshoi disa deklarata të rënda.

“Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk”, tha ndër të tjera Panuçi.